Please use this identifier to cite or link to this item: https://repository.ifla.org/handle/123456789/738
Title: Deklarata e IFLA-s mbi bibliotekat interkulturore: Biblioteka interkulturore si ndërmjetësuese në një shoqëri shumëkulturore në dialog
Other Titles: IFLA/UNESCO Multicultural Library Manifesto: The Multicultural Library – a gateway to a cultural diverse society in dialogue
Authors: International Federation of Library Associations and Institutions (IFLA)
UNESCO
Keywords: Subject::Library services to multicultural populations
Subject::Multicultural populations
Subject::Multilingualism
Subject::Linguistic diversity
Subject::Linguistic heritage
Subject::Cultural diversity
Subject::Diversity
Subject::UNESCO
Issue Date: Dec-2009
Publisher: International Federation of Library Associations and Institutions (IFLA)
Abstract: Sot jetojmë në një shoqëri gjithnjë e më shumë heterogjene. Në mbarë botën fliten më shumë se 6000 gjuhë. Migracioni internacional po rritet nga dita në ditë, dhe si pasojë numri i njerëzve me identitete komplekse është në rritje gjithashtu. Globalizimi, qarkullimi më i shpeshtë i popullsisë, komunikimi më i shpejtë, lëvizja e madhe dhe e kollajshme, si dhe pasoja të tjera të shekullit të 21-të e kanë shtuar shumëllojshmërinë kulturore në shumë shtete, aty ku ndoshta më parë nuk ekzistonte, ose i kanë zgjeruar strukturat multikulturore ekzistuese. "Shumëllojshmëria kulturore" apo "multikulturaliteti" i referohen bashkëjetesës harmonike dhe marrëdhënieve ndërmjet kulturave të ndryshme, ku "kultura duhet të shihet si tërësi e cilësive shpirtërore, materiale, intelektuale dhe emocionale, që karakterizon një shoqëri apo një grup shoqëror, që përveç artit dhe letërsisë dallohen edhe nga forma e jetesës, e bashkëjetesës, vlerave, traditave dhe bindjeve". Vlerat kulturore ose multikulturalizmi janë bazë për forcën kolektive në shoqërinë tonë lokale dhe globale. Shumëllojshmëria kulturore dhe gjuhësore është trashëgimia e përbashkët e njerëzimit dhe duhet të vlerësohet nga të gjithë dhe prej saj duhet të përfitojnë të gjithë. Është një burim shkëmbimi, inovacioni, kreativiteti, dhe bashkëjetese paqësore mes popujve. "Garancia më e mirë për paqen dhe sigurinë internacionale është respekti ndaj shumëllojshmërisë së kulturave, tolerancës, dialogut dhe bashkëpunimit në një klimë të besimit dhe botëkuptimit të ndërsjellë". Prandaj duhet që bibliotekat e të gjitha llojeve, internacionale, nacionale dhe lokale ta pasqyrojnë, mbështesin, nxisin, si dhe të punojnë për dialogun midis kulturave dhe për të drejtat e barabarta qytetare. Meqë bibliotekat përfaqësojnë interesa dhe shoqëri të ndryshme, ato funksionojnë si qëndra mësimi, kulture dhe informacioni. Duke tematizuar shumëllojshmërinë kulturore dhe gjuhësore, bibliotekat bëhen lajtmotiv të principeve dhe lirive themelore si dhe të barazisë së shanseve për të gjithë, për të përfituar nga informacioni dhe dija, përtej vlerave dhe identiteteve kulturore.
URI: https://repository.ifla.org/handle/123456789/738
Appears in Collections:IFLA Publications

Files in This Item:
File Description SizeFormat 
multicultural_library_manifesto-sq.pdfDeklarata e IFLA-s mbi bibliotekat interkulturore63.98 kBAdobe PDFThumbnail
View/Open


Items in DSpace are protected by copyright, with all rights reserved, unless otherwise indicated.