Deklarata e IFLA-s mbi bibliotekat interkulturore: Biblioteka interkulturore si ndërmjetësuese në një shoqëri shumëkulturore në dialog
Loading...
Date
Authors
International Federation of Library Associations and Institutions (IFLA)
UNESCO
Journal Title
Journal ISSN
Volume Title
Publisher
International Federation of Library Associations and Institutions (IFLA)
Abstract
Sot jetojmë në një shoqëri gjithnjë e më shumë heterogjene. Në mbarë botën fliten më shumë se 6000 gjuhë. Migracioni internacional po rritet nga dita në ditë, dhe si pasojë numri i njerëzve me identitete komplekse është në rritje gjithashtu. Globalizimi, qarkullimi më i shpeshtë i popullsisë, komunikimi më i shpejtë, lëvizja e madhe dhe e kollajshme, si dhe pasoja të tjera të shekullit të 21-të e kanë shtuar shumëllojshmërinë kulturore në shumë shtete, aty ku ndoshta më parë nuk ekzistonte, ose i kanë zgjeruar strukturat multikulturore ekzistuese. "Shumëllojshmëria kulturore" apo "multikulturaliteti" i referohen bashkëjetesës harmonike
dhe marrëdhënieve ndërmjet kulturave të ndryshme, ku "kultura duhet të shihet si tërësi e cilësive shpirtërore, materiale, intelektuale dhe emocionale, që karakterizon një shoqëri apo një grup shoqëror, që përveç artit dhe letërsisë dallohen edhe nga forma e jetesës, e bashkëjetesës, vlerave, traditave dhe bindjeve". Vlerat kulturore ose multikulturalizmi janë bazë për forcën kolektive në shoqërinë tonë lokale dhe globale. Shumëllojshmëria kulturore dhe gjuhësore është trashëgimia e përbashkët e njerëzimit dhe duhet të vlerësohet nga të gjithë dhe prej saj duhet të përfitojnë të gjithë. Është një burim shkëmbimi, inovacioni, kreativiteti, dhe bashkëjetese paqësore mes popujve. "Garancia më e mirë për paqen dhe sigurinë internacionale është respekti ndaj shumëllojshmërisë së kulturave, tolerancës, dialogut dhe bashkëpunimit në një klimë të besimit dhe...